ASNN – Të enjten, në moshën 84 vjeçare, është ndarë nga jeta, Hysen Sharra, kampioni i shquar i boksit dhe notit.
Ish-boksieri i Partizanit dhe ekipit përfaqësues, fitues disa herë i Anketës së 10 Sportistëve Më Të Mirë Të Vitit, ka fituar edhe disa medaljeve në veprimtari ndërkombëtare.
Por Hysen Sharra ka qenë “kampion kombëtar” edhe në not për 9 vite radhazi gjatë periudhës 1955-1963.
Me sukseset e arritura në sportin shqiptar ai ka shkruar emrin në librin e artë të historisë së sportit shqiptar.